Policia e RMV-së ka arrestuar edhe një tjetër të dyshuar për tentim vrasjen e vitit të kaluar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 25 vjeçar nga Haraçina nën dyshimet për tentim-vrasjen e vitit të kaluar, vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Më 05.10.2024 në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, B.B. nga Shkupi ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të А.B. nga Shkupi dhe i ka […]

Mars 11, 2025 - 03:00
 0  6
Policia e RMV-së ka arrestuar edhe një tjetër të dyshuar për tentim vrasjen e vitit të kaluar
Pistoletë me plumba. Foto: Tima Miroshnichenko në Canva

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 25 vjeçar nga Haraçina nën dyshimet për tentim-vrasjen e vitit të kaluar, vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Më 05.10.2024 në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, B.B. nga Shkupi ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të А.B. nga Shkupi dhe i ka shkaktuar plagë nga arma e zjarrit, ku më pas B.Z. i ka mundësuar të largohet nga vendi i ngjarjes me automjet”, raportoi Policia.

Më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte caktuar kallëzim penal ndaj B.B. nga Shkupi dhe 25 vjeçarit B.Z. nga Mojanca e Haraçinës, por për shkak mungesës, ndaj këtij të fundit ishte caktuar masa e paraburgimit.

I arrestuari fillimisht i ishte shmangur urdhrit të Policisë për t’u ndalur, duke shkaktuar pastaj një aksident në autostradë. Pas aksidentit, ai ishte kapur nga policia dhe ishte dërguar në Burgun e Shkupit për paraburgim.