Zjarri në hapësirat e Televizionit Koha në Tetovë, pronari dyshoi për zjarrvënie të qëllimshme, SHGM-ja kërkoi hetime
Hapësirat e televizionit Koha janë përfshirë nga zjarri, zjarr i cili dyshohet se është i qëllimshëm, sipas pronarit të këtij televizioni, Mevaip Abdiu. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka kërkuar hetim, transmeton Portalb.mk. Pronari Abdiu vlerësoi se “ka indikacione të sigurta” se ky zjarr është shkaktuar nga ndonjë mjet i cili është gjuajtur brenda […]


Hapësirat e televizionit Koha janë përfshirë nga zjarri, zjarr i cili dyshohet se është i qëllimshëm, sipas pronarit të këtij televizioni, Mevaip Abdiu. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka kërkuar hetim, transmeton Portalb.mk.
Pronari Abdiu vlerësoi se “ka indikacione të sigurta” se ky zjarr është shkaktuar nga ndonjë mjet i cili është gjuajtur brenda përmes dritareve. Zjarri ka ndodhur të shtunën në orët e pasdites.
“Hetim urgjent dhe serioz për zjarrin që paralizoi sinjalin e Televizionit Koha në Tetovë. Kolegët nga televizioni konfirmojnë se, për shkak të këtij incidenti, qytetarët mbetën pa informacione të rëndësishme për tre ditë, çka përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave dhe informimit në vendin tonë”, raportoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
SHGM-ja kërkoi nga Policia dhe Prokuroria hetim të menjëhershëm.