Policia gjen një “Pit Bull” të lënduar në një veturë me targa të Tetovës, ishte lënduar gjatë ndeshjes me qen

Gjatë ditës së djeshme, Policia e rajonit të Pollogut ka gjetur një qen të racës “Pit Bull” të lënduar, brenda bagazhit të një veture, përcjell TV21. Policia njofton se shoferi i veturës nuk kishte patentë shoferi, ndërsa i njëjti ka deklaruar se qeni është lënduar gjatë një ndeshjeje me qen. “Më 10.04.2026 në ora 22:00 […]

Prill 11, 2026 - 14:00
Policia gjen një “Pit Bull” të lënduar në një veturë me targa të Tetovës, ishte lënduar gjatë ndeshjes me qen

Gjatë ditës së djeshme, Policia e rajonit të Pollogut ka gjetur një qen të racës “Pit Bull” të lënduar, brenda bagazhit të një veture, përcjell TV21. Policia njofton se shoferi i veturës nuk kishte patentë shoferi, ndërsa i njëjti ka deklaruar se qeni është lënduar gjatë një ndeshjeje me qen.

“Më 10.04.2026 në ora 22:00 në rrugën lokale drejt fshatit Kamjan, punonjësit policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë ndaluar veturën “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.D.(19) nga fshati Ozormishtë, i cili nuk posedonte patentë shoferi. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur një qen i lënduar i racës “Pit Bull”, për të cilin personat në automjet kanë deklaruar se është lënduar gjatë luftës me qen në fshatin Kamjan. Së bashku me shoferin, janë privuar nga liria edhe dy bashkudhëtarë 17-vjeçarë nga fshati Zhelinë. Është njoftuar inspektori veteriner dhe po merren masa për trajtimin e duhur të kafshës dhe dokumentimin e rastit, ndërsa ata së bashku me automjetin janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.