Policia konfirmon një plagosje me armë zjarri, raportohet se dy personat e përfshirë janë ushtarë të FSK

Një person është plagosur me armë zjarri, të dielën rreth orës 14:30. Kjo ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës. Lajmin ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhëns i Policisë së Kosovës për Prishtinën. “Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes

Nëntor 16, 2025 - 22:00
 0
Policia konfirmon një plagosje me armë zjarri, raportohet se dy personat e përfshirë janë ushtarë të FSK
Policia konfirmon një plagosje me armë zjarri, raportohet se dy personat e përfshirë janë ushtarë të FSK

Policia konfirmon një plagosje me armë zjarri, raportohet se dy personat e përfshirë janë ushtarë të FSK

Një person është plagosur me armë zjarri, të dielën rreth orës 14:30.

Kjo ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës.

Lajmin ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhëns i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Sipas burimeve të Klan Kosovës i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri./GE