Policia konfiskon 11 bimë të kanabisit në Ferizaj, të mbjellura në një vazo

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, i cili është zbuluar të dielën rreth orës 13:40 në Ferizaj. Sipas informatave zyrtare, gjatë një kontrolli në një lokacion të caktuar, njësitë policore kanë gjetur të mbjellura në një vazo disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa. Në vendin

shtator 29, 2025 - 11:00
 0
Policia konfiskon 11 bimë të kanabisit në Ferizaj, të mbjellura në një vazo
Policia konfiskon 11 bimë të kanabisit në Ferizaj, të mbjellura në një vazo

Policia konfiskon 11 bimë të kanabisit në Ferizaj, të mbjellura në një vazo

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, i cili është zbuluar të dielën rreth orës 13:40 në Ferizaj.

Sipas informatave zyrtare, gjatë një kontrolli në një lokacion të caktuar, njësitë policore kanë gjetur të mbjellura në një vazo disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse hetimore, të cilat kanë realizuar kontrollin dhe konfiskuar gjithsej 11 bimë, me gjatësi që varion nga 0.50 deri në 0.70 metra.

Rasti është cilësuar si “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres ose bimëve të kanabisit”, dhe është hapur në koordinim me Prokurorinë Themelore, e cila ka urdhëruar fillimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit.