Policia në Mitrovicë sekuestron tri armë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e mbrëmjes (së datës 14 tetor 2025) , në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri. Sipas njoftimit, me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me


Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e mbrëmjes (së datës 14 tetor 2025) , në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit, me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 44 fishekë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ose kontroll i paautorizuar i armëve dhe “Përdorim i armës”, ndërsa me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
