Politologu gjerman thotë se pa ndërhyrjen e ShBA-së në Kosovë dhe Bosnjë, tani në Evropë do të kishte tri luftëra

Politologu gjerman Alexander Rhotert, i ka kushtuar një shkrim tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin në rritje të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj fqinjëve rajonalë, posaçërisht ndaj Kosovës”. Njohësi i zhvillimeve në rajon, thotë se Bashkimi Evropian nuk ka mësuar asgjë nga luftërat ballkanike. Politologu gjerman shtoi

tetor 20, 2024 - 23:00
 0  6
Politologu gjerman thotë se pa ndërhyrjen e ShBA-së në Kosovë dhe Bosnjë, tani në Evropë do të kishte tri luftëra
politologu-gjerman-thote-se-pa-nderhyrjen-e-shba-se-ne-kosove-dhe-bosnje,-tani-ne-evrope-do-te-kishte-tri-luftera

politologu-gjerman-thote-se-pa-nderhyrjen-e-shba-se-ne-kosove-dhe-bosnje,-tani-ne-evrope-do-te-kishte-tri-luftera

Politologu gjerman Alexander Rhotert, i ka kushtuar një shkrim tensioneve në Ballkanin Perëndimor.

Ai thekson se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin në rritje të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj fqinjëve rajonalë, posaçërisht ndaj Kosovës”.

Njohësi i zhvillimeve në rajon, thotë se Bashkimi Evropian nuk ka mësuar asgjë nga luftërat ballkanike.

Politologu gjerman shtoi se shtetet kryesore si Gjermania e Franca, po e injorojnë faktin se Serbia vazhdimisht kërcënon fqinjët, ndërkohë që forcon lidhjet e saj me Rusinë.

Ai përmendi edhe ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta shmangur luftën në rajon.

“Megjithëse SHBA-ja është duke marrë veprime me gjysmë zemre kundër planeve të Serbisë së Madhe, pa ndërhyrjet në Kosovë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në tetor 2023 dhe Bosnje në gusht 2024 nga drejtori i inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ndoshta tani do të kishte tre luftëra në Evropë”, thotë ai shkruan gazeta gjermane Tageszeitung transmeton Klankosova.tv

Sipas Rhotert, një skenar lufte, potencialisht i rrezikshëm vazhdon të përmendet nga Serbia: Kosova.

“Serbët që jetojnë atje pretendohet se shtypen. Kjo retorikë ishte përdorur në fund të viteve ’80-ta nga mentori i Vuçiqit, presidenti i atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviq, për të përgatitur popullsinë për agresion ndaj popujve të tjerë”, thekson ai.

“Vuçiq ka sjellë përsëri në pushtet një numër ish-shokësh të Millosheviqit për të përfunduar projektin e atëhershëm të dështuar të “Serbisë së Madhe”. Nëse BE-ja nuk dëshiron të përjetojë një tjetër dështim, duhet të nxjerrë mësime nga politika e dështuar e tolerimit të Serbisë në vitet 1990”, është konluzion i këtij shkrimi nga politologu gjerman Alexander Rhotert, transmeton Klankosova.tv