Milani e donte me çdo kusht, por Liberali zgjodhi Comon – ja pse

Drejtori sportiv i Catanzaros, Ciro Polito, ka zbuluar prapaskenat e vendimit të Mattia Liberalit për të refuzuar rikthimin te Milani dhe për të zgjedhur projektin e Comos. Milani tentoi fuqishëm gjatë merkatos të rikthente Mattia Liberalin...

shtator 11, 2026 - 00:00
Milani e donte me çdo kusht, por Liberali zgjodhi Comon – ja pse

Drejtori sportiv i Catanzaros, Ciro Polito, ka zbuluar prapaskenat e vendimit të Mattia Liberalit për të refuzuar rikthimin te Milani dhe për të zgjedhur projektin e Comos.

Milani tentoi fuqishëm gjatë merkatos të rikthente Mattia Liberalin, vetëm një vit pasi talenti italian ishte larguar nga kuqezinjtë. Megjithatë, pavarësisht interesimit të madh të klubit nga Milano, 19-vjeçari vendosi të transferohej te Como, ku projekti sportiv i drejtuar nga Cesc Fabregas duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e tij, pëcjell ORAinfo.

Drejtori sportiv i Catanzaros, Ciro Polito, foli për MilanNews dhe shpjegoi arsyet që, sipas tij, ndikuan në vendimin e Liberalit.

“Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur apo i gabuar. Milani bëri gjithçka për ta rikthyer. Mendoj se ishte më shumë një çështje e mënyrës se si ishte trajtuar më parë, një çështje parimesh”, u shpreh Polito.

Ai tregoi gjithashtu se kishte folur me Milanin për situatën dhe kishte vënë në dukje projektin e Comos, ku trajner është Fabregas.

“Është e vërtetë që u thashë atyre se Fabregas ishte te Como dhe u shpjegova gjithçka, por në Milan treguan se e donin atë me çdo kusht”, shtoi drejtori sportiv.

Polito beson se Milani mund të kishte përfituar menjëherë nga talenti i Liberalit dhe Alphadjo Cisses, një tjetër lojtar i Catanzaros që është transferuar te kuqezinjtë.

“Sot, për Milanin, ai dhe Cisse do të ishin titullarë. Por ishte vendimi i tyre. Nëse ishte zgjedhja e duhur apo e gabuar, këtë do ta tregojë vetëm koha”, përfundoi Polito.

Liberali tashmë ka nisur një kapitull të ri te Como, ndërsa Milani duhet të presë për të parë nëse vendimi për të mos e rikthyer në fund do të rezultojë i kushtueshëm. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.