Prej sot nuk do të ketë autobusë të NTP Shkup, s’ka naftë
Nga sot pasdite në Shkup nuk do të ketë transport publik për shkak se nuk ka karburant për autobusët. NTP “Shkup” i ka borxh firmës furnizuese “Pucko petrol” dhe për këtë shkak nuk porositet më naftë. Do të mund të lëvizin vetëm autobusët me gaz, gjegjësisht 25 automjete, transmeton Portalb.mk. Punëtorët e NTP-së thonë për […]
Nga sot pasdite në Shkup nuk do të ketë transport publik për shkak se nuk ka karburant për autobusët. NTP “Shkup” i ka borxh firmës furnizuese “Pucko petrol” dhe për këtë shkak nuk porositet më naftë. Do të mund të lëvizin vetëm autobusët me gaz, gjegjësisht 25 automjete, transmeton Portalb.mk.
Punëtorët e NTP-së thonë për “SDK” se autobusët tashmë kanë filluar të shkëputen nga qarkullimi për shkak se nëpër baza nuk ka naftë.
“Të hënën ka pasur një dërgesë të vogël, por borxhi nuk është paguar dhe nafta nuk po sillet më në bazat në Avtokomandë dhe Gjorçe Petrov”, thonë punonjës të kompanisë.
Nga qyteti i Shkupit apo ndërmarrja nuk ka njoftim se qyteti do të mbetet pa transport dhe se qytetarët do të duhet të gjenden disi të kthehen në shtëpi nga vendet e punës dhe shkollat.
Një përdorues i Twitter-it ka shkruar sot pasdite se njerëzit nga Shkupi presin autobus me orë të tëra në kompleksin e bankave.
Përdoruesi i Twitterit Mirçev ka shpërndarë një fotografi nga profili i tij se si duket përditshmëria e qytetarëve të Shkupit para stacioneve të autobusëve. Ajo që shihet në fotografi është dhjetëra njerëz që presin të mbërrijë ndonjë autobus i NTP-së.
“Aktualisht NTP është në kolaps, nga 100 njerëz nëpër stacione, ndërsa autobus nuk ka as për ilaçe, ja, po pres 5-ën prej gjysmë ore… Erdhi një i mbushur plot”, ka shkruar ai.
Моментално ЈСП е во колапс , по 100 луѓе има на постројкиве , а автобус ни за лек , еве си чекам веќе пола саат 5 ка… Дојде една пуна ко брод… pic.twitter.com/xehh9KsxvH
— @mirchev (@mircev) November 20, 2024
Transporti publik prej se në krye të Qytetit të Shkupit është Danella Arsovska ka probleme të vazhdueshme. Transportuesi në fund të gushtit funksiononin në mënyrë të reduktuar. Por më pas, me 2 shtator, u arrit marrëveshje me NTP “Shkupi”. Pas takimit që kanë pasur pasditen në drejtorinë e NTP “Shkup” në Autokomandë, transportuesit privatë kanë bërë të ditur se janë marrë vesh me kompaninë që t’ua paguajë 80 përqind të borxhit, pra, siç thanë ata, u janë transferuar mjete në vlerë prej 40 milionë denarë.