Gjobë për Klinikën e Fëmijëve dhe drejtorin: Specialistët nuk rrinë në kujdestari në ambulancë, specializantët lëshojnë dokumente në emër të tyre

Nga gjithsej 45 mjekë specialistë, të cilët janë të punësuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, vetëm tre mjekë janë kujdestar, por asnjëri prej tyre nuk qëndron kujdestar në ambulancë. Kontrollet në ambulancën kujdestare kryhen nga specializantët, të cilët në emër të mjekëve specialistë kujdestarë lëshojnë dokumentacion mjekësor dhe ndonjëherë dokumentacion pa nënshkrim […]

Nëntor 20, 2024 - 18:00
 0  6
Gjobë për Klinikën e Fëmijëve dhe drejtorin: Specialistët nuk rrinë në kujdestari në ambulancë, specializantët lëshojnë dokumente në emër të tyre
Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup, foto nga Portalb.mk

Nga gjithsej 45 mjekë specialistë, të cilët janë të punësuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, vetëm tre mjekë janë kujdestar, por asnjëri prej tyre nuk qëndron kujdestar në ambulancë. Kontrollet në ambulancën kujdestare kryhen nga specializantët, të cilët në emër të mjekëve specialistë kujdestarë lëshojnë dokumentacion mjekësor dhe ndonjëherë dokumentacion pa nënshkrim apo vulë. Kjo është një nga arsyet që Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), pas inspektimit të kryer, dhe pas konstatimit të mangësive në punën e Klinikës, e ka gjobitur këtë institucion shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

Urdhërpagesa me vonesë për Klinikën është 4000 euro, ndërsa për personin juridik në këtë rast drejtor 1200 euro. Nëse gjoba paguhet brenda tetë ditëve, atëherë shuma përgjysmohet. Nëse kjo nuk ndodh, procedura vendoset në gjykatë.

Gjithashtu, IShSSh thekson se nga gjithsej 14 mjekë specializantë që plotësojnë kushtin për marrjen e licencës së përkohshme nga Oda e mjekëve të Maqedonisë dhe faksimile pune te përkohshme, vetëm për dy janë siguruar leje pune të përkohshme dhe nuk është paraqitur asnjë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për sigurimin e faksimileve të përkohshme për punën në Klinikë.

“Gjatë ndërrimit të natës në ambulancat e gatishmërisë në Klinikë, mjekë specializantë pa faksimile të përkohshme për punë dhe mjekë të cilët nuk i plotësojnë kushtet për punë për specializantë më të vjetër”, thuhet në njoftimin e IShSSh -së.

Gjithashtu, inspektorët konstatuan se Klinika nuk i është përmbajtur plotësisht vendimit të mëparshëm të lëshuar nga IShSSh.

Klinika ka vepruar vetëm në pjesën e futjes së të dhënave personale dhe mjekësore të pacientëve, për shërbimet shëndetësore të kryera, në sistemin “Termi im”.

Sipas drejtorit të Klinikës për fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi, në rrjetet sociale në periudhën e kaluar ka pasur një fushatë kundër Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve, por edhe kundër tij, e inicuar nga individë që kanë interesa personale dhe qëllim të sëmurë për pushtet dhe pozitë, përmes abuzimit me fatet e fëmijëve.

Në periudhën e kaluar në këtë klinikë ka pasur tre vdekje.

Sa i përket vdekshmërisë në klinikë, Mememdi tha se tani ka një normë dyfish më të ulët krahasuar me pesë vjet më parë.