Do të shitet pasuria e sekuestruar e Gruevskit dhe Mijalkovit, e vlerësuar me 29 milionë euro

Pasuria e sekuestruar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov, do të dalë në shitje në periudhën e ardhshme, kanë konfirmuar për Telma-n Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara. Shteti pritet të arkëtojë të paktën 29 milionë euro. Bëhet fjalë për banesa, apartamente dhe tokë ndërtimore që i janë marrë Gruevskit […]

shkurt 24, 2025 - 12:00
 0  4
Do të shitet pasuria e sekuestruar e Gruevskit dhe Mijalkovit, e vlerësuar me 29 milionë euro
Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, foto Portalb.mk

Pasuria e sekuestruar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov, do të dalë në shitje në periudhën e ardhshme, kanë konfirmuar për Telma-n Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara. Shteti pritet të arkëtojë të paktën 29 milionë euro. Bëhet fjalë për banesa, apartamente dhe tokë ndërtimore që i janë marrë Gruevskit me vendime të plotfuqishme gjyqësore dhe vlera fillestare e parashikuar e pronës është gati tetë milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Dy banesat në “Bihaqka” dhe tri banesat në “Panorama Residence”, po ashtu edhe parcelat Vodno, konkretisht toka ndërtimore në Qendër dhe Norovë, për të cilën çmimi fillestar i dhënë nga Byroja për vlerësim është diku rreth 354 milionë denarë”, tha Irena Ilievska, drejtoreshë e në Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar.

Apartamentet dhe suitat vlerësohen në 1.9 milionë euro në total, ndërsa pjesa e mbetur prej 5.8 milionë euro është për parcelat e Vodnos. Apartamentet ndodhen në rr. “Bihaçka” janë 65 metra katrorë dhe 44 metra katrorë. Në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azil politik. Për rastin “Parcelat në Vodno”, ish-kryeministri është dënuar me nëntë vite burg, pasi pronën e ka blerë me paratë e donacioneve për VMRO-DPMNE-në.

Mijalkov e pranoi fajësinë në rastin “Perandoria” dhe u pajtua me Prokurorinë për tre vjet burgim dhe konfiskim të pasurisë në vlerë prej rreth 30 milionë euro, përfshirë 25 apartamente dhe parcelën pranë hotel “Marriot”. Çmimi fillestar i pasurisë së Mijalkovit, e cila ka mbetur e pashitur, është 21 milionë euro.

“Gjithçka që ka mbetur e pashitur do të shitet, sipas aktgjykimit, duke përfshirë banesat, garazhet, banesat në hotelin “Panorama Residences”, tokën ndërtimore në Qendër, tokën ndërtimore në Bogorodicë, hapësirën afariste dhe disa objekte të tjera. Përllogaritja e përgjithshme për këtë pronë të ofruar nga Byroja e Vlerësimit është diku rreth 21 milionë euro, që do të ishte çmimi fillestar i ankandit”, shton Ilievska.

Ndryshe, vitin e kaluar kompania “Best Way Investments” e Jordan Mijallkovit i kishte blerë tri banesat dhe një garazh në Vodno, të cilat i ishin konfiskuar në rastin kundër babait të tij, për rreth 300 mijë euro. Banesat ishin 73 dhe 78 metra katrorë dhe garazhi rreth 30 metra katrorë. Sipas llogaritjeve, Agjencia i ka shitur këto apartamente luksoze në Vodno me një çmim prej 1384 euro për metër katror.

Agjencia e Menaxhimit të Pronave të Sekuestruara fillimisht do të duhet të kërkojë leje nga Qeveria për të shitur pronën. Në periudhën e ardhshme do të dalin në shitje edhe pasuri të tjera të konfiskuara, si dhe rreth 50 vetura të konfiskuara.