RMV, deri më 17 shkurt qytetarët do të mund të aplikojnë për çmimin shtetëror “Goce Dellçev”

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 17 shkurt do të pranojë aplikime në Konkursin për ndarjen e çmimit “Goce Dellçev” për vitin 2025-të, transmeton Portalb.mk. “Me çmimin  „Goce Dellçev” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëmin shkencore në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut . Çmimi në vitin 2025 ndahet për libër […]

Jan 4, 2025 - 20:00
 0  8
RMV, deri më 17 shkurt qytetarët do të mund të aplikojnë për çmimin shtetëror “Goce Dellçev”
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 17 shkurt do të pranojë aplikime në Konkursin për ndarjen e çmimit “Goce Dellçev” për vitin 2025-të, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin  „Goce Dellçev” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëmin shkencore në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut . Çmimi në vitin 2025 ndahet për libër ose vepër shkencore të publikuar  në vitin 2024”, raportoi Ministria.

Për këtë çmimi do të mund të aplikojnë individë ose grup autorësh, brenda ose jashtë Maqedonisë së Veriut. Aplikimi dhe dokumentet e nevojshme do të mund të dërgohen në Ministri ose në adresën [email protected].

“Propozime për ndarjen e çmimeve mund të parashtrojnë: institucionet shkencore, shoqatat tregtare,  shoqatat tjera qytetare dhe qytetarët”, sqaroi Policia.

“Propozimi  për ndarjen e çmimeve duhet të arsyetohet dhe të përmbajë: të dhënat personale për autorët, përkatësisht autorët adresa e vendbanimit, të dhëna bibliografike dhe arsyetim të shkurtër për rëndësinë e realizimit i  cili  propozohet  për çmim”, sqaroi Ministria.