Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore
Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore dhe joushqimore pasi në Gazetën Zyrtare janë publikuar vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave bruto të fitimit dhe për ngrirjen The post Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore dhe joushqimore pasi në Gazetën Zyrtare janë publikuar vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave bruto të fitimit dhe për ngrirjen e çmimeve të një pjesë të produkteve. Në vetë fillimin e vendimeve qeveritare, dje reaguan nga Oda e Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, prej ku shprehën shqetësim dhe kërkuan përsëri takim me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi që t’i shqyrtojnë pasojat nga këto vendime.
Qeveria të martën në mbledhje mori vendime për kufizimin e marzhës bruto të fitimit dhe për konfirmimin e çmimeve më të larta të disa produkteve me çka duhet të përfshihen 102 grupe të produkteve ose të mbi 1.000 produkteve ushqimore dhe joushqimore.
Sipas Odës, me vendimet e Qeverisë nuk do të përfshihen 1.000 produkte, por 3.000-4.000 produkte, duke i përfshirë të gjitha llojet e qumështit me yndyra të ndryshme, si dhe produkte siç janë detergjentet dhe sapunët.
“I gjithë sektori ka të njëjtin shqetësim, megjithëse ka paraqitur propozime konkrete në Qeveri, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, të cilat pasqyrojnë situatën reale. Këto propozime ishin me kërkesë të Qeverisë. Ato synojnë të ofrojnë masa efektive për uljen e çmimeve, duke mos rrezikuar në të njëjtën kohë mbijetesën e ndërmarrjeve tregtare. Prandaj, propozojmë që Qeveria t’i shqyrtojë më seriozisht propozimet tona të arsyetuara, të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, para se të marrë vendime të tilla serioze, të cilat mund të shkaktojnë dëm të madh për të gjitha subjektet ekonomike të përfshira në veprimtarinë tregtare”, informuan nga Oda.
Vendimet e Qeverisë i vlerësuan si të përshpejtuara dhe theksuan se me to shkaktohet dëm i madh ndaj një numri të madh të subjekteve ekonomike.
Vendimet e Qeverisë tashmë janë publikuar në “Gazetën Zyrtare” që në praktikë nënkupton se duhet të hyjnë në fuqi, ndërsa do të zgjasin deri më 30 prill.
“Pritjet tona janë se me këto dy vendime çmimet e produkteve themelore ushqimore të cilat janë përmbajtur në vendim do të ulen mesatarisht për rreth 10 për qind, përveç tetë produkteve themelore ushqimore – qumështi, buka, mielli tip 400 dhe 500, vezët, vaji ushqimor, jogurti dhe kosi për të cilat pritet të mbeten në nivelin e njejtë, përkatësosht të mos rriten apo të ketë ulje minimale”, tha zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski në konferencën prë shtyp të martën.
Në pajtim me vendimin qeveritar për kufizim të bruto marzhës së fitimit, në pesë për qind është kufizuar marzha tek qumështi, buka, mielli i tipit 400 dhe 500, vezët, vaji ushqimor, jogurti dhe kosi, në 10 për qind tek mishi dhe përpunimet e mishit, sheqeri, prodhimet e qumështit, margarina, gjalpi, perimet dhe frutat e konservuara, pasuli, orizi dhe brumërat dhe në 15 për qind tek mjetet për higjienë, frutat dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimi për foshnja, pelenat, sapuni, letra e tualetit dhe të ngjashme.
Me vendimin për konstatim të çmimeve më të larta të tetë grupeve të produkteve themelore ushqimore, ndërkaq, si çmim më i lartë duhet të merret çmimi prej 1 shkurtit të këtij viti.
Me vlerësim për masat qeveritare doli edhe LSDM-ja opozitare sipas të cilës masat janë të vonuara.
Para se Qeveria të merrte vendimin, Oda e sapoformuar e Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, me kërkesë të tyre, u takua me Ministrin e Ekonomisë, pas çka dorëzoi propozimin për zgjidhje që propozonte uljen e çmimeve nga 100 deri në 200 produkte që janë më të nevojshme për jetesë në periudhën nga 22 marsi deri më 22 prill, që sipas tyre do të mbulonte dy festat e mëdha Ramazanin dhe Pashkët.
Hapat e tillë të Qeverisë vijuan pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe pas dy bojkoteve gjatë të cilave qytetarët ishin thirr që të mos blejnë në markete.
The post Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .