Kamberi letër Vuçiqit: Shqiptarët nuk marrin pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re!

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kamberi njoftoi se ftesës së presidentit Vuçiq iu përgjigj duke e njoftuar se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në këto konsultime.

Prill 1, 2025 - 03:00
 0  5
Kamberi letër Vuçiqit: Shqiptarët nuk marrin pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re!
kamberi-leter-vuciqit:-shqiptaret-nuk-marrin-pjese-ne-konsultat-per-themelimin-e-qeverise-se-re!

kamberi-leter-vuciqit:-shqiptaret-nuk-marrin-pjese-ne-konsultat-per-themelimin-e-qeverise-se-re!

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kamberi njoftoi se ftesës së presidentit Vuçiq iu përgjigj duke e njoftuar se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në këto konsultime.

“Njoftova Presidentin se nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rrejshëm të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombësit e mi mbeten pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit”, shkroi Kamberi në postimin të cilin ia bashkëngjiti edhe letrën e plotë që ia dërgoi Vuçiqit.