Nga mesi i Prillit regjim i ri kufitar Kosovë – RMV, ambasada në Shkup jep detaje
Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e muajit prill 2025. Në njoftim thuhet se prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve “të cilat janë duke


Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e muajit prill 2025. Në njoftim thuhet se prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve “të cilat janë duke punuar intenzivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore”.
Në njoftim theksohet se regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit “hyrje-hyrje” ku kontrollat do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.
“Zbatimi i saj do të jetësohet paralelisht në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë. Ky model pritet që të zvogëloj pritjet dhe është në funksion të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të dy shteteve të cilët qarkullojnë çdo herë e më shumë në dy drejtimet”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: