Presidentja Osmani bën homazhe për Nexhat Dacin

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci. Homazhet po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Osmani ngushëlloi familjarët e Dacit, të cilët ishin prezentë. Sipas agjendës zyrtare të ceremonive mortore, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditës me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet nga ora 12:00

Jan 2, 2026 - 12:30
 0
Presidentja Osmani bën homazhe për Nexhat Dacin
Presidentja Osmani bën homazhe për Nexhat Dacin

Presidentja Osmani bën homazhe për Nexhat Dacin

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.

Homazhet po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Osmani ngushëlloi familjarët e Dacit, të cilët ishin prezentë.

Sipas agjendës zyrtare të ceremonive mortore, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditës me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:45 në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore është paraparë të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në varrezat në Dragodan.