Presidentja Osmani: Shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që The post Presidentja Osmani: Shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 21, 2024 - 20:00
 0  6
Presidentja Osmani: Shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm përpara. Kështu ka thënë sot presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Parlamentin e Kosovës.

Shqiptarët, tha Osmani, janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej.

Pjesë nga fjalimi i presidentes Osmani për Maqedoninë e Veriut:

Përderisa në vitet e 90-ta ne ishim ata që kishim nevojë për vëmendjen dhe përkrahjen e të tjerëve, sot ka akoma shqiptarë në rajon që përballen me vështirësi e shkelje të të drejtave të njeriut.

Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, spastrimi etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave, shkelje kjo e konfirmuar edhe nga Parlamenti Evropian, Departamenti Amerikan i Shtetit etj, tashmë ka marrë edhe vulën e gjykatave tërësisht të politizuara të Serbisë, të cilat po e mirëmbajnë diskriminimin. Fatkeqësisht, reagimi ndërkombëtar ndaj këtyre shkeljeve po mungon, përkundër shkeljeve flagrante të të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Po mungojnë po ashtu veprimet në raport me Serbinë sa i përket marrjes përgjegjësi për këto shkelje.

Në të njëjtën kohë, ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm përpara.

Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej.

Në këtë drejtim, koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti për çështje të politikës së jashtme e sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euro-atlantike, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë.

The post Presidentja Osmani: Shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .