Privohen nga liria 4 persona në Shkup, merrnin para nga të miturit duke i kërcënuar me thikë
Policia njofton se janë ndaluar katër persona, të cilët sipas një denoncimi, kryenin grabitje në Parkun e Qytetit. Sipas MPB-së, të njëjtit dyshohen se u kishin marrë para disa të miturve duke i kërcënuar me thikë. “Më 11.04.2026, rreth orës 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (20), N.D. (40) dhe


Policia njofton se janë ndaluar katër persona, të cilët sipas një denoncimi, kryenin grabitje në Parkun e Qytetit.
Sipas MPB-së, të njëjtit dyshohen se u kishin marrë para disa të miturve duke i kërcënuar me thikë.
“Më 11.04.2026, rreth orës 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (20), N.D. (40) dhe dy të mitur nga Shkupi, për shkak të kryerjes së veprës penale “grabitje” në afërsi të fontanës në Parkun e Qytetit në Shkup, ku nën kërcënim me thikë u kishin marrë para disa të miturve. Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe autorët janë ndaluar në Stacionin Policor Qendër, ndërsa pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”,
