Profesorët spanjollë vizitojnë Universitetin e Prishtinës për thellimin e bashkëpunimit akademik, të mirëpritur nga prof. Arsim Ejupi

Universiteti i Prishtinës ka pritur në një takim zyrtar profesorë nga Universiteti Autonom i Madridit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta akademike. Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha, mirëpriti prof. Concepción Camarero Bullón, shefe e Departamentit të Gjeografisë, si dhe prof. Miguel Borja Bernabé Crespo

Prill 23, 2026 - 22:30
Profesorët spanjollë vizitojnë Universitetin e Prishtinës për thellimin e bashkëpunimit akademik, të mirëpritur nga prof. Arsim Ejupi
profesoret-spanjolle-vizitojne-universitetin-e-prishtines-per-thellimin-e-bashkepunimit-akademik,-te-mirepritur-nga-prof.-arsim-ejupi

profesoret-spanjolle-vizitojne-universitetin-e-prishtines-per-thellimin-e-bashkepunimit-akademik,-te-mirepritur-nga-prof.-arsim-ejupi

Universiteti i Prishtinës ka pritur në një takim zyrtar profesorë nga Universiteti Autonom i Madridit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta akademike.

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha, mirëpriti prof. Concepción Camarero Bullón, shefe e Departamentit të Gjeografisë, si dhe prof. Miguel Borja Bernabé Crespo, njëherësh delegat për ndërkombëtarizim i rektores së universitetit spanjoll.

Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet prof. Miguel Borja Bernabé Crespo dhe prof. Arsim Ejupi nga Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Dy profesorët diskutuan për projektet e përbashkëta kërkimore në fushën e gjeografisë politike, duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani.

Prorektorja Basha vlerësoi bashkëpunimin ekzistues ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Autonom të Madridit, i cili tashmë zhvillohet në disa nivele akademike. Ajo veçoi Fakultetin e Ekonomisë dhe Departamentin e Punës Sociale në Fakultetin Filozofik, ku po zbatohen marrëveshjet Erasmus+ KA171 për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik.

Në takim u prezantuan gjithashtu programet ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës dhe u diskutuan mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve të reja kërkimore, zgjerimit të marrëveshjeve të shkëmbimit në departamente të tjera dhe zhvillimit të programeve të përbashkëta të studimit. Një ndër temat e diskutimit ishte edhe mundësia e angazhimit të një ligjëruesi të gjuhës spanjolle në Fakultetin e Filologjisë dhe në Qendrën e Gjuhëve.

Përfaqësuesit e universitetit spanjoll shprehën gatishmëri për të zgjeruar bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës, duke theksuar interesin e tyre për forcimin e lidhjeve me rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Në kuadër të vizitës, profesorët spanjollë, të ftuar nga Departamenti i Gjeografisë, më 22 prill mbajtën ligjëratë për studentët dhe stafin akademik në fushat e gjeografisë historike dhe politike. Ndërsa më 23 prill realizuan një vizitë hulumtuese në rajonet e Gorës dhe Opojës, së bashku me profesorë të Universitetit të Prishtinës, si pjesë e një studimi të përbashkët.

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1DRzd7oGW6/