Prokuroria do të ngre procedurë kundër 10 personave që kanë kontrabanduar automjete nga jashtë
Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe bazuar në provat e siguruara, Prokuroria Themelore Publike Shkup do të ngre procedurë kundër gjithsej 10 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë marrë pjesë në akte të kontrabandës, falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare, si dhe fshehjen e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe […]
Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe bazuar në provat e siguruara, Prokuroria Themelore Publike Shkup do të ngre procedurë kundër gjithsej 10 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë marrë pjesë në akte të kontrabandës, falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare, si dhe fshehjen e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor, transmeton Portalb.mk.
Në mesin e të dyshuarve janë dy persona zyrtarë, të punësuar në shërbimet administrative për regjistrim të automjeteve.
“Personat në fjalë gjatë vitit 2021 dhe 2022, me dokumente të falsifikuara dhe numër shasie false, kanë futur në vend makina që kanë qenë objekt i kërkimit ndërkombëtar, si dhe makina për të cilat në një mënyrë tjetër kanë shmangur kontrollin doganor. Ata i regjistronin automjetet këtu dhe disa prej tyre i kanë rishitur mes vete disa herë për të mbuluar kontrabandën, pas së cilës ua shitën përdoruesve përfundimtarë”, njoftojnë nga prokuroria.
Njëri prej të dyshuarve, siç njoftoi prokuroria, është shtetas i Republikës së Greqisë dhe për të, duke marrë parasysh bashkëpunimin e vendosur paraprakisht mes PTHP Shkup dhe organet greke, përndjekja penale do t’i kalojë Republikës së Greqisë.