Një muaj mundësi për qytetarët e RMV-së për të aplikuar në thirrjet publike për shfrytëzimin e tokës bujqësore
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë brenda 30 ditëve për shfrytëzimin e tokës bujqësore që është në pronësi shtetërore, transmeton Portalb.mk. “Janë shpallur 5 Thirrje Publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore. Thirrja e parë publike i referohet dorëzimit të ofertave për dhënien […]
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë brenda 30 ditëve për shfrytëzimin e tokës bujqësore që është në pronësi shtetërore, transmeton Portalb.mk.
“Janë shpallur 5 Thirrje Publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore. Thirrja e parë publike i referohet dorëzimit të ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore mbi 3 hektarë”, raportoi Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave.
Ministria sqaroi që katër Thirrjet tjera janë për pronë shtetërore deri në 3 hektarë për rajone të ndryshme.
Ofertat duhet të dorëzohen deri te Ministria.