Prokuroria kërkon t’i caktohet masa e paraburgimit policit që ishte i përfshirë në organizim të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një zyrtari policor, i dyshuar për përfshirje në organizimin e lojërave të fatit të paligjshme. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për të pandehurin me inicialet E.L., për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se që nga janari i vitit 2026 ka organizuar aktivitete të

Prill 17, 2026 - 15:30
Prokuroria kërkon t’i caktohet masa e paraburgimit policit që ishte i përfshirë në organizim të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme
prokuroria-kerkon-t’i-caktohet-masa-e-paraburgimit-policit-qe-ishte-i-perfshire-ne-organizim-te-lojerave-te-fatit-ne-menyre-te-paligjshme

prokuroria-kerkon-t’i-caktohet-masa-e-paraburgimit-policit-qe-ishte-i-perfshire-ne-organizim-te-lojerave-te-fatit-ne-menyre-te-paligjshme

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një zyrtari policor, i dyshuar për përfshirje në organizimin e lojërave të fatit të paligjshme.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për të pandehurin me inicialet E.L., për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se që nga janari i vitit 2026 ka organizuar aktivitete të kundërligjshme në territorin e komunës së Shtërpcës, me qëllim përfitimi financiar

Prokuroria thekson se i dyshuari ka operuar përmes një platforme online, duke mundësuar lojëra fati pa autorizim nga organet kompetente. Në kuadër të kësaj skeme, ai dyshohet se i ka dhënë kredi një personi, duke bërë që borxhi i tij të arrijë në rreth 14 mijë e 500 euro.

Sipas rastit, një pjesë e parave, rreth 2 mijë euro, tashmë janë kthyer, ndërsa për shumën e mbetur prej 12 mijë e 500 eurosh, i dyshuari dyshohet se ka ushtruar presion ndaj viktimës.

Prokuroria vlerëson se me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, i dyshuari që nga 16 prilli ndodhet në ndalim për 48 orë, me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa pritet vendimi i gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim.

Komunikata e plotë:

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“

Ferizaj, 17 Prill 2026 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, dega në Shtërpcë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.L., zyrtar policor, për shkak të dyshimit të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar që nga muaji Janar 2026, në territorin e komunës së Shtërpcës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ka organizuar lojëra të fatit për të cilat nuk është dhënë leja e organit kompetent, ashtu që organizon online këto lojëra përmes faqes “888verona.club”, i cili i ka dërguar kredi ne account (llogari) të të demtuarit M.R., dhe deri më tani borxhi i akumuluar përmes këtyre lojrave te fatit i është grumbulluar 14.500 euro, ndërsa 2000 euro i’a ka dhënë dhe tani ka presion nga i pandehuri që t’ia jep edhe 12.500 euro. Andaj, sipas Prokurorisë, i njëjti me këto veprime do të kryente veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 paragrafi 2 të KPRK- së.

I pandehuri që nga data 16 Prill 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.