Prokuroria paraqiti prova të reja në lidhje me vrasjen e Vanjës dhe Pançes
I pandehuri Bore Videvski nuk ka qenë në vendin e punës ditën e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës dhe Pançes, njëkohësisht nuk ka të dhëna të disponueshme për një provë gjuajtjeje të armës që i pandehuri posedonte, shpjegoi Prokuroria në seancën e sotme dëgjimore për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Gjykimi vazhdoi sot me prova […]


I pandehuri Bore Videvski nuk ka qenë në vendin e punës ditën e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës dhe Pançes, njëkohësisht nuk ka të dhëna të disponueshme për një provë gjuajtjeje të armës që i pandehuri posedonte, shpjegoi Prokuroria në seancën e sotme dëgjimore për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Gjykimi vazhdoi sot me prova të reja të paraqitura nga Prokuroria, duke plotësuar procedurën e provave. Ndër elementët e rinj është përgjigjja ndaj kërkesës për të dhëna nga 7 prilli 2023, në të cilën është paraqitur një listë e të dhënave elektronike të vendit të punës të të pandehurit Bore Videvski. Sipas dokumentacionit të bashkangjitur nga Ndërmarrja Publike Dreven Veles, Videvski nuk ka qenë i pranishëm në vendin e tij të punës më 22 dhe 27 nëntor, ditët e vrasjes së Vanjës dhe Pançes, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria shpjegoi se nuk ka të dhëna të disponueshme për një provë gjuajtjeje të armës në pronësi të të pandehurit, gjë që e bën të pamundur krahasimin e armës së tij me gëzhojën e gjetur gjatë inspektimit në vendin e quajtur Rudnik në Veles.
Sipas njoftimit të autoriteteve kompetente, gëzhoja është futur në sistemin automatik të krahasimit, por analiza nuk ka treguar përputhje me të dhënat e futura më parë nga ngjarjet juridike penale në vend.
I pandehuri i parë Ljupço Palevski, në lidhje me materialin e ri provues, tha se Prokuroria, me një vonesë prej një viti, po përpiqet të ndërtojë një alibi për veten për shkak të, siç tha ai, “mosveprimit në zbulimin e elementëve kritikë të çështjes”.
“Ky është një mbulim klasik i një hetimi të dobët dhe mosveprimit në lidhje me armën”, tha Palevski.
Gjyqi vazhdoi me prezantimin e provave nga Prokuroria, dokumentimin fotografik të komunikimit midis Ljupço Palevskit dhe personit Erol Osmani, i cili u mor në pyetje si dëshmitar gjatë këtyre procedurave.
Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.