Ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës nga data 13 maj

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim për ndryshimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, i cili do të hyjë në fuqi nga data 13 The post Ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës nga data 13 maj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 12, 2025 - 15:00
 0  3
Ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës nga data 13 maj

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim për ndryshimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, i cili do të hyjë në fuqi nga data 13 maj 2025, në ora 00:01. Sipas këtij vendimi, çmimet ndryshojnë mesatarisht për 0,21% në krahasim me vendimin e mëparshëm të datës 5 maj.

Çmimet e reja maksimale janë si më poshtë:

  • EUROSUPER BS – 95: 73,50 den/litër (rritje për 0,50 den/litër)
  • EUROSUPER BS – 98: 75,50 den/litër (rritje për 0,50 den/litër)
  • EURODIZEL BS (D-E V): 64,50 den/litër (ulet për 0,50 den/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë (EL-1): 65,00 den/litër (pa ndryshim)
  • Mazut M-1 SU: 35,450 den/kg (ulet për 0,592 den/kg)

KRRE thekson se këto janë çmimet maksimale të lejuara dhe se ndryshimet pasqyrojnë lëvizjet në tregjet botërore të naftës dhe kursin e denarit ndaj valutave ndërkombëtare. Flaka Media

The post Ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës nga data 13 maj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .