Protesta e shqiptarëve kundër Ramës në Londër, PD: Mercenarët e Ramës dhunuan qytetarët

PD ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar sot në Londër ku protestuesit demokratë kundërshtuan takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Britani. Në reagimin e selisë blu, thuhet se protestuesit janë dhunuar dhe se kreu i qeverisë Edi Rama është frikacakë pasi përdori policinë britanike për t’u mbrojtur. Deklaratë e […]

Nëntor 24, 2024 - 18:00
 0  7
Protesta e shqiptarëve kundër Ramës në Londër, PD: Mercenarët e Ramës dhunuan qytetarët

PD ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar sot në Londër ku protestuesit demokratë kundërshtuan takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Britani.

Në reagimin e selisë blu, thuhet se protestuesit janë dhunuar dhe se kreu i qeverisë Edi Rama është frikacakë pasi përdori policinë britanike për t’u mbrojtur.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.

Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët.

Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.

Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.

Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama.

Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron.

Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës.

O sot, o kurrë!