Pse Bajram Rexhepi nuk e përmendi Monopolin para Bilall Kasamit?
Në përpjekje për të ndërtuar një narrativë kritike ndaj kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, njëherit edhe kandidat i VLEN-it, për mandatin e dytë, Bilall Kasami, zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) lansuan në opinion temën e njohur si “Monopolit”. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është heshtja e kandidatit të BDI-së, Bajram Rexhepi […]

Në përpjekje për të ndërtuar një narrativë kritike ndaj kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, njëherit edhe kandidat i VLEN-it, për mandatin e dytë, Bilall Kasami, zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) lansuan në opinion temën e njohur si “Monopolit”. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është heshtja e kandidatit të BDI-së, Bajram Rexhepi për këtë temë.
Burime brenda strukturave të BDI-së pohojnë se arsyeja e kësaj heshtjeje lidhet me faktin se objekti i njohur si “Monopoli” është shitur në vitin 2014, periudhë në të cilën Bajram Rexhepi ka qenë këshilltar komunal. Sipas të njëjtave burime, vendimi për shitjen e objektit është miratuar në Këshillin e Komunës së Tetovës, me pjesëmarrjen dhe votën pro të Rexhepit.
Në këtë kontekst, heshtja e Bajram Rexhepit shihet më shumë si kujdes politik sesa mungesë qëndrimi. Është e vështirë të akuzosh një kundërshtar për një vendim të marrë në periudhën kur vetë ke qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse.
Në përfundim, debati për “Monopolin” duket se po shërben më tepër si instrument politik sesa si çështje reale menaxhimi. Dhe ndërsa akuzat vazhdojnë, një fakt mbetet i pandryshuar: “Monopoli” është shitur në vitin 2014, shumë përpara se Bilall Kasami të merrte drejtimin e Komunës së Tetovës.
