“Pse s’po bën pushtet Albini”, “Është merakli i zgjedhjeve” / Matoshi e Gashi nxehen në debat
Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e emsionit “Adresa” mes komentatorit politik Halil Matoshi dhe analistit Blerim Gashi lidhur me legjitimitetin e kryeministrit Albin Kurti. Matoshi tha se pavarësisht se Kurti është kryeministri më i votuar, ai po e lë vendin pa institucione dhe se është i paligjshëm në pushtet. “Është e vërtetë


Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e emsionit “Adresa” mes komentatorit politik Halil Matoshi dhe analistit Blerim Gashi lidhur me legjitimitetin e kryeministrit Albin Kurti.
Matoshi tha se pavarësisht se Kurti është kryeministri më i votuar, ai po e lë vendin pa institucione dhe se është i paligjshëm në pushtet.
“Është e vërtetë, ky është kryeministri më i votuar, por po ashtu është e vërtetë që ky kryeministër vendit të vetë, sipas sovranit me 9 shkurt nuk po i jep institucione, ky është i paligjshëm në pushtet”, tha Matoshi.
Në kundërpërgjigje, Blerim Gashi e quajti këtë pretendim spekulim, duke theksuar se asnjë vendim gjykate nuk e ka shpallur Kurtin të paligjshëm.
“Cili vendim i gjykatës, asnjë vendim i gjykatës nuk thotë Albin Kurti është i paligjshëm aty, ky është spekulim”, tha Gashi.
“Gjykata Supreme thotë sipas Kushtetutes dhe ligjeve në fuqi, mbajtja e dy posteve ekzekutive dhe legjislative është konflikt i hapur interesi dhe është e ndaluar me Kushtetutë”, tha Matoshi. /Gazeta10
