Pyetjet e opozitës janë legjitime, përgjigja e qeverisë është e paqartë

Mund të konstatohet se ka paqartësi nëse ka vullnet politik që drejtësia të mos jetë selektive dhe nëse do të marrin përgjigje pyetjeve të ngritura nga opozita. Përgjigja më së shumti duhet të vijë nga Prokuroria Publike, e cila tani për tani është e “mbuluar” nga fakti se hetimet janë ende të hapura dhe po […]

Mars 28, 2025 - 22:00
 0  4
Pyetjet e opozitës janë legjitime, përgjigja e qeverisë është e paqartë
Foto: Selia e LSDM-së

Mund të konstatohet se ka paqartësi nëse ka vullnet politik që drejtësia të mos jetë selektive dhe nëse do të marrin përgjigje pyetjeve të ngritura nga opozita. Përgjigja më së shumti duhet të vijë nga Prokuroria Publike, e cila tani për tani është e “mbuluar” nga fakti se hetimet janë ende të hapura dhe po zhvillohen dhe si alibi shtesë mund të përdorin nenin ligjor se hetimi paraprak dhe hetimi janë sekret. Mirëpo, kjo nuk e ndryshon vlerësimin se narrativa e LSDM-së opozitare dhe pyetjet janë legjitime dhe se duhet të përgjigjen institucionet kompetente, raporton Vërtetmatësi.

Shkruar nga: Teofil Blazevski

Partia opozitare LSDM komunikon me opinionin me një qëndrim, pohimi thelbësor i të cilit mund të vlerësohet si i vërtetë: … Pse nuk është pjesë e hetimit drejtori aktual ISHT-së , Vlatko Stojkoski? A nuk është i detyruar të përgjigjet për përgjegjësitë e ISHT-së dhe punën e shërbimeve të inspektimit para dhe në momentin e tragjedisë? Po ashtu, pse nuk hetohen personat përgjegjës që kanë mbajtur pozita në MPB, gjegjësisht udhëheqësit, inspektorët dhe menaxhmenti i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Koçanit dhe Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Shtipit, të cilët ligjërisht kanë qenë të obliguar ta sigurojnë ngjarjen?

[LSDM – Komunikatë për media; Data – 26.03.2025]

Arsyetim: Partia kryesore opozitare ka tre ditë që komunikon me opinionin përmes qëndrimit të saj për hetimin e zjarrit në diskotekën Pulse në Koçan, duke shtruar disa pyetje dhe duke konstatuar disa elemente, qës në thelb janë të vërteta vërtetë – pyetjet janë legjitime dhe institucionet kompetente nuk guxojnë të heshtin.

Ndonëse ka edhe një mospërputhje apo të pavërtetë në disa nga gjetjet, si ai se “asnjë zyrtar aktual nuk është përfshirë në hetimin për Koçanin?” – meqë së paku një, kryetari i dorëhequr Ljupço Papazov, është pjesë e hetimit, seria e pyetjeve nëse hetimi ka të bëjë me zyrtarët aktualë të policisë dhe drejtorin aktual të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, janë ende pyetje të interesit publik dhe me të drejtë LSDM-ja si parti politike pyet në emër të publikut.

Kujtojmë se LSDM-ja ka tre ditë që shtron të njëjtat pyetje, me shtimin në njoftimet dhe konferencat e djeshme dhe të sotme për përgjegjësinë e drejtorit aktual të ISHT-së (që ngre të njëjtën pyetje nga Levica):

Sipas informacioneve të disponueshme publikisht, dy ish-drejtorë të ISHT-së janë nën hetim për mos veprim. Por logjikisht lind pyetja: pse nuk është pjesë e hetimeve drejtori aktual i ISHT-së, Vlatko Stojkoski? A nuk është i detyruar të përgjigjet për përgjegjësitë e ISHT-së dhe punën e shërbimeve të inspektimit para dhe në momentin e tragjedisë?

Po ashtu, pse nuk hetohen personat përgjegjës që kanë mbajtur pozita në MPB, përkatësisht udhëheqësit, inspektorët dhe menaxhmenti i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Koçanit dhe Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Shtipit, të cilët ligjërisht kanë qenë të obliguar ta sigurojnë ngjarjen?

Si është e mundur të injorohen ata që ishin në detyrë atë mbrëmje, në pozitë dhe ligjërisht të detyruar të vepronin – por nuk e bënë këtë? (burimi: LSDM)

Përgjigja e qeverisë ndaj këtyre pyetjeve është, të paktën, e paqartë. Pyetjet iu drejtuan Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike, të cilat janë përgjegjëse për hetimin, ku Prokuroria Publike është në vend e parë në hierarkinë ligjore, sepse ky institucion lëshon urdhra sipas të cilave vepron Ministria e Brendshme, megjithëse vetë Ministria e Brendshme ka autoritetin ligjor për të mbledhur të dhëna dhe për të dorëzuar parashtresat e duhura në Prokurorinë Publike apo kallëzime penale. Deri më tani, prokurori publik i RMV-së, Ljupço Kocevski, i cili po e koordinon hetimin me 11 prokurorë, është përgjigjur se hetimi do të jetë i plotë, i shpejtë dhe gjithëpërfshirës dhe se mund të zgjerohet (gjë që tashmë po ndodh), por nuk ka përgjigje për pyetjet konkrete nga opozita. Në të gjitha paraqitjet e MPB-së para opinionit, përfshirë konferencën e fundit për media (minuta e 12-të) e ministrit Pançe Toshkovski, vërehet fjalia e njëjtë, e cila thotë: Kushdo që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për tragjedinë në diskotekën Pulse, do të mbajë përgjegjësi.

Kryeministri Hristijan Mickoski, edhe pse pyetjet e ngritura nga opozita i cilësoi me epitete të ndryshme negative, dje (25 mars) dha ndoshta deklaratën më korrekte lidhur me këtë çështje:

E inkurajoj Prokurorinë Publike që të punojë pa dallime. Kushdo, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, që ka pasur ndonjë rol dhe ka kryer ndonjë funksion, që është involvuar sadopak në këtë apo në ndonjë rast tjetër, duhet të sanksionohet, thotë Mickoski.

Por paqartësia e vullnetit politik theksohet nga partia e tij në pushtet. Deputeti Brane Petrushevski, nga i cili LSDM-ja kërkoi të mos përgjigjet, pasi pyetjet i janë bërë MPB-së dhe Prokurorisë Publike, dje sërish i vlerësoi pyetjet e opozitës si “nekrofilike”. Në një moment, Petrushevski në emër të partisë në pushtet vlerëson se pyetjet janë legjitime:

Ne besojmë se të gjitha pyetjet e ngritura nga SDS duhet të marrin përgjigje, por përgjigjen nuk duhet ta shkruajnë mercenarët e Zaevit dhe Filipçes në SDS. Përgjigjja jepet çdo ditë me fakte, prova dhe institucione – në një mënyrë që nuk do të poshtërojë arsyen e qytetarëve, por do të forcojë besimin e tyre!

Por ai e mohon legjitimitetin e pyetjeve me notë që në fjalinë e parë:

SDS-ja edhe një herë po përpiqet ta përdorë tragjedinë në Koçan për një përballje ditore politike, sipas modelit të politikës së tyre të njohur nekrofile që ata praktikuan në të kaluarën.

Nga të gjitha sa më sipër, mund të konstatohet se ka paqartësi nëse ka vullnet politik që drejtësia të mos jetë selektive dhe nëse do të marrin përgjigje pyetjeve të ngritura nga opozita. Përgjigja më së shumti duhet të vijë nga Prokuroria Publike, e cila tani për tani është e “mbuluar” nga fakti se hetimet janë ende të hapura dhe po zhvillohen dhe si alibi shtesë mund të përdorin nenin ligjor se hetimi paraprak dhe hetimi janë sekret.

Mirëpo, kjo nuk e ndryshon vlerësimin se narrativa e LSDM-së opozitare dhe pyetjet janë legjitime dhe duhet të jepen përgjigje nga institucionet kompetente.