Ozbek Ajvaz: Çairi është vend ku bashkëjetesa është realitet

Artisti i ri dhe me perspektivë nga lagjja e Shkupit në Çair, Ozbek Ajvaz, sot në lagjen e tij ka instaluar një instalacion artistik urban. Ajvaz është fituesi i çmimit “Kampion i Paqes” nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, financuar nga Ministria e Jashtme Federale Gjermane, transmeton Portalb.mk. “Sot instalova në lagjen time, […]

Prill 18, 2025 - 18:00
 0  4
Ozbek Ajvaz: Çairi është vend ku bashkëjetesa është realitet
Foto nga profili i Ozbek Ajvaz në Facebook

Artisti i ri dhe me perspektivë nga lagjja e Shkupit në Çair, Ozbek Ajvaz, sot në lagjen e tij ka instaluar një instalacion artistik urban. Ajvaz është fituesi i çmimit “Kampion i Paqes” nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, financuar nga Ministria e Jashtme Federale Gjermane, transmeton Portalb.mk.

Foto nga profili i Ozbek Ajvaz në Facebook
Foto nga profili i Ozbek Ajvaz në Facebook

“Sot instalova në lagjen time, në Çair të Shkupit, instalacionin e artit urban “Stoli i bashkësive”, ku pata rastin t’i tregoj një grupi të rinjsh të gjithë idenë për stolin. Çairi është shembull i një lagjeje në të cilën bashkëjetesa është realitet. Politika mënjanë. Stoli është në formën e një pesëkëndëshi dhe vizaton formën e një shtëpie, duke bashkuar komunitete të ndryshme etnike në një shtëpi”, ka shkruar Ozbek Ajvaz në profilin e tij në Facebook.

Talentin e Ajvazit Meta e shpalli për herë të parë tre vjet më parë, kur ai, kur ishte student i magjistraturës në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup, pati ekspozitën e tij të parë personale para ndërtesës së Filarmonisë. Para publikut, në ambient të hapur, ai prezantoi veprën e tij “Vallja e rëndë”, e punuar prej hekuri dhe e përbërë nga skulptura në përmasa reale të tetë kërcimtarëve.

Ky artist i ri premtues ka marrë pjesë në disa ekspozita dhe simpoziume grupore, si dhe është fitues i çmimeve të shumta, duke përfshirë çmimin për artistin e ri premtues në Stamboll.