Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për rritjen e rrogës minimale

Sot në seancën e 63-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për rritjen e rrogës minimale. Ky vendim u miratua pas një debati mes pushtetit dhe përfaqësuesve të sindikatave, transmeton Portalb.mk. “Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025, duke zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj ku paga minimale për […]

Mars 26, 2025 - 00:00
 0  5
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për rritjen e rrogës minimale
Denarë, foto nga Meta.mk

Sot në seancën e 63-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për rritjen e rrogës minimale. Ky vendim u miratua pas një debati mes pushtetit dhe përfaqësuesve të sindikatave, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025, duke zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj ku paga minimale për vitin 2025 do të shënojë rritje prej 2,685 denarë në shumën bruto, përkatësisht 1,812 denarë në shumën neto”, raportoi Qeveria.

Qeveria vlerësoi se përmes këtij vendimi dëshmohet përkushtimi për stabilitet ekonomik. Me këtë rritje, rroga minimale në Maqedoninë e Veriut do të jetë 24 mijë denarë.

Kujtojmë se që nga marsi i vitit 2024, paga minimale në vend është 22.567 denarë (367 euro) në vlerë neto, gjegjësisht 33.352 denarë në vlerë bruto. Në janar të vitit 2025, rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut arriti në 43 mijë denarë.

Sindikatat në Maqedoninë e Veriut në muajin mars paralajmëruan se do të dalin në protesta nëse Qeveria nuk e plotëson kërkesën e tyre për rritjen e pagës minimale në 500 euro. Ata kishin kërkuar nga Qeveria që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për këtë propozim, nëse kjo nuk ndodhë ata thonë se në fillim të prillit do të dalin në protesta.