Disa muaj pasi u emërua, Ganiu u shkarkua nga pozita e sekretarit të FFM-së

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) e ka shkarkuar Drilon Ganiun nga pozita e Sekretarit të FFM-së, i emëruar në kohën kur në kryet të FFM-së erdhi Masar Omeragiqin, transmeton Portalb.mk. “Këshilli Drejtues në FFM e miratoi propozimin për emërimin e Sekretarit gjeneral në FFM. Leonid Jandreoski do të jetë operuesi i parë në “Shtëpinë […]

Mars 26, 2025 - 00:00
 0  5
Disa muaj pasi u emërua, Ganiu u shkarkua nga pozita e sekretarit të FFM-së
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Foto: Uebfaqja e FFM-së

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) e ka shkarkuar Drilon Ganiun nga pozita e Sekretarit të FFM-së, i emëruar në kohën kur në kryet të FFM-së erdhi Masar Omeragiqin, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Drejtues në FFM e miratoi propozimin për emërimin e Sekretarit gjeneral në FFM. Leonid Jandreoski do të jetë operuesi i parë në “Shtëpinë e futbollit” me një mandat katërvjeçar”, sqaroi FFM-ja.

Këshilli Drejtues gjithashtu vendosi që 150 mijë euro të ndahen për çdo ekip të futbollit për këtë sezon, duke arritur vlerën e përgjithshme 1.8 milionë euro.

Në muajin mars, kur Omeragiq mori mandatin e plotë si kryetar, FFM-ja ka zgjedhur edhe 19-të anëtarët e Këshillit Drejtues, ku vetëm katër janë shqiptarë: Agim Ibraimi, Berat Ismaili, Abdulla Sakipi dhe Xhevat Dibrani.

Ndryshe, më 22 dhjetor të vitit 2024 në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) u zgjodh Masar Omeragiqin. Zgjedhja e tij u mbajt në kuvend të jashtëzakonshëm, pas dorëheqjes së paraprijësit të tij Muamed Sejdini.

Më 17 nëntor ka dhënë dorëheqje kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, pasi prej vitit 2018 ka qenë në krye të këtij institucioni. Një muaj më herët pritej Masar Omeragiq të jetë kandidat për kryetar të  Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ai paraprakisht ka fituar përkrahje publike edhe nga ish-futbollisti i Maqedonisë, Goran Pandev, i cili shpeshherë e ka kritikuar Sejdinin.