Gazetaret Jordanovska dhe Janevska morën lëvdatën “Nikola Mlladenov” për një seri artikujsh në Meta.mk në lidhje me dhunën në familje

Çmimi për storjen më të mirë investigative u takoi gazetarëve të emisionit “Kod” për serinë e storjeve investigative për tenderët në sektorin e energjisë. Seria e storjeve për Lotarinë Shtetërore e gazetarit Petar Klinçarski, publikuar në Radio Evropa e Lirë, fitoi çmimin e dytë. Çmimi i tretë shkoi për Laboratorin e Gazetarisë Investigative (IRL) për […]

Mars 26, 2025 - 00:00
 0  6
Gazetaret Jordanovska dhe Janevska morën lëvdatën “Nikola Mlladenov” për një seri artikujsh në Meta.mk në lidhje me dhunën në familje
Fituesit e çmimit “Nikola Mlladenov” për vitin 2024 / Foto: MIA

Çmimi për storjen më të mirë investigative u takoi gazetarëve të emisionit “Kod” për serinë e storjeve investigative për tenderët në sektorin e energjisë. Seria e storjeve për Lotarinë Shtetërore e gazetarit Petar Klinçarski, publikuar në Radio Evropa e Lirë, fitoi çmimin e dytë. Çmimi i tretë shkoi për Laboratorin e Gazetarisë Investigative (IRL) për storjen “Jetë të vjedhura”, transmeton Portalb.mk.

Çmimin për produktin më inovativ gazetaresk e morën redaksia e IRL për projektin e gazetarisë redaksia mobile Kërçovë dhe ekipi “Kod” për video-storjen kushtuar kidnapimit dhe vrasjes së Vanja Gjorçevskës.

Gazetari i “360 gradë”, Aleksandar Dimitrieski, ka marrë lëvdatë për angazhim të jashtëzakonshëm në hulumtimin për tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e autoambulancave, i cili u anulua pas një serie storiesh në “360 gradë”.

Lëvdatë për angazhimin e jashtëzakonshëm gazetaresk morën edhe gazetaret Miroslava Simonovska, Meri Jordanovska, Antonija Janevska, Biljana Nikolovska Todorova, Aleksandar Metodijev dhe Suzana Miceva.

Çmimi për fotografinë më të mirë takoi Gjorgji Liçovskit për foton “Gjuetari i Meteorëve”.

Në konkursin e sivjetshëm për çmimin “Nikola Mlladenov” kanë ardhur 36 storje për storjen më të mirë investigative, pesë tema në kategorinë e produktit më inovativ gazetaresk dhe 16 fotografi në kategorinë e fotografive më të mira gazetareske. Juria ishte e përbërë nga Milka Smilevska, Emilia Petrevska Kamenjarova, Sinisha Stankoviq, Besim Nebiu dhe Biljana Petkovska.