Qeveria e RMV-së: Nuk do të donim që hetimi për Koçanin të pengohet nga rrjete të ndryshme përmes thirrjeve për destabilizim dhe skenare

Nuk do të donim të lejohet pengesë e hetimit nga rrjete të ndryshme përmes thirrjeve për destabilizim dhe skenare të ndryshme dhe çfarëdo gjë tjetër që të dëmtohet ky proces. Këtë në konferencë shtypi e deklaroi zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva në kontekst të hetimit për tragjedinë në Koçan i cili ndodhi para shtatë ditësh, […]

Mars 23, 2025 - 23:00
 0  6
Qeveria e RMV-së: Nuk do të donim që hetimi për Koçanin të pengohet nga rrjete të ndryshme përmes thirrjeve për destabilizim dhe skenare
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nuk do të donim të lejohet pengesë e hetimit nga rrjete të ndryshme përmes thirrjeve për destabilizim dhe skenare të ndryshme dhe çfarëdo gjë tjetër që të dëmtohet ky proces. Këtë në konferencë shtypi e deklaroi zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva në kontekst të hetimit për tragjedinë në Koçan i cili ndodhi para shtatë ditësh, ndërsa në të cilin jetën e humbën 59 persona, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësja qeveritare nuk saktësoi në çfarë dhe në kë saktësisht mendon kur ka përmendur rrjete, thirrje për destabilizim ose skenare të cilët do të dëmtonin rrjedhën e hetimit.

As disa ekipe të gazetarëve të cilët ishin në pres-qendrën e Qeverisë gjatë konferencës për shtyp nuk treguan interes për atë se për çfarë saktësisht aludoi Miteva me deklaratën e këtillë. Në fokus të pyetjeve të gazetarëve ishin kontrollet në objektet hotelierike, inspekcionet e përforcuara, si dhe gjendja e pacientëve të lënduar.

“Si Qeveri, ne po e monitorojmë me vigjilencë situatën. Ndajmë shqetësimin dhe zhgënjimin e qytetarëve për mosfunksionimin e sistemit, por në të njëjtën kohë po bëjmë çdo përpjekje për ta ndryshuar atë. Prandaj apelojmë që të mos spekulohet me të pavërteta, narrativa manipuluese dhe në asnjë rrethanë nuk duam të keqpërdoret aksidenti tragjik në Koçan. Sepse angazhimi ynë është vërtetuar me vepra dhe veprime. Ka një hetim të gjerë ku janë kapur dhe rrestuar 34 persona dhe ende nuk ka përfunduar. Duhet të lejojmë organet e përndjekjes ra përfundojnë hetimin, tërësisht dhe në mënyrë të drejtë. Nuk do të donim të lejonim pengesa nga rrjete të ndryshme, përmes thirrjeve për destabilizim dhe skenarëve të ndryshëm dhe në asnjë mënyrë të dëmtonin këtë proces. Të gjithë duhet të dalim më të fortë nga kjo me drejtësinë e zbatuar”, tha Miteva.

Në fillim në fjalimit të saj, zëdhënësja tha se pesha e tragjedisë në Koçan bie mbi të gjithë dhe është përkujtues i madh për përgjegjësitë të cilat i bart Qeveria dhe shoqëria.

Pas Mitevës, në konferencë shtypi foli edhe zëdhënësja qeveritare Venera Latifi-Azizi. Në një pjesë të fjalimit ajo u përqendrua në ndihmën e Qeverisë për të goditurit nga tragjedia në Koçan, por theksoi se askush nuk do ta fshehë drejtësinë lidhur me këtë rast dhe se drejtësia do të plotësohet.

“Hetimi për këtë ngjarje tragjike vazhdon me përkushtim të plotë dhe angazhim të madh nga të gjithë institucionet përgjegjëse. Qeveria është vendosur ta zbardhë të vërtetën dhe të kujdeset të gjithë të cilët janë përgjegjës që të përgjigjen për procedurat e tyre. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të vihet në vend”, Latifi-Azizi.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.