Pesë të lënduar nga Koçani në gjendje kritike, nëntë persona nga nesër në mjekim shtëpiak

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari informoi se pacientët nga tragjedia në Koçan të cilët mjekohen në spitalet e Maqedonisë janë në gjendje stabile, ndërsa lëshimet e para priten gjatë ditës së nesërme, njofton Portalb.mk. Pesë nga të pacientët e lënduar në zjarrin në Koçan që mjekohen jashtë shtetit edhe më tej janë në gjendje kritike, […]

Mars 23, 2025 - 23:00
 0  5
Pesë të lënduar nga Koçani në gjendje kritike, nëntë persona nga nesër në mjekim shtëpiak
Arben Taravari. Foto: Printscreen nga video e MIA.mk

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari informoi se pacientët nga tragjedia në Koçan të cilët mjekohen në spitalet e Maqedonisë janë në gjendje stabile, ndërsa lëshimet e para priten gjatë ditës së nesërme, njofton Portalb.mk.

Pesë nga të pacientët e lënduar në zjarrin në Koçan që mjekohen jashtë shtetit edhe më tej janë në gjendje kritike, informoi Taravari. Të tjerët janë në gjendje stabile, por gjendja e të gjithë pacientëve po ndiqet. Në shtet për momentin ka 55 pacientë, ndërsa jashtë Maqedonisë 115. Taravari tha se nga ata 55 të cilët po mjekohen në vend, tek 9 pacientë po bëhen kontrollet dhe analizat e fundit dhe do të duhet që gjatë ditës së nesërme të lëshohen në mjekim shtëpiak. Për ata të cilët gjenden jashtë shtetit tashmë është përgatitur protokoll i cili do të dorëzohet deri te Ministria e Punëve të Jashtme dhe këtë javë pritet kthim i pacientëve nëpër klinikat në vend.

“Në protokoll parashikuam 72 orë për pacientët të cilët kthehen në shtet do të thotë të paralajmërohen, presim që të premtën ose të enjten të kthehen pacientët e parë….Protokollet shpresoj se do të publikohen. Do të kemi ekipe speciale të cilët do të punojnë me pacientët/të mbajnë informacione për gjendjen e pacientëve. Normalisht do të ketë një ekip të posaçëm, mjete speciale për t’i pritur, triazhi i parë do të bëhet në spitalin nga i cili janë lëshuar. Ndërsa pastaj do të vendosen ku duhet”, tha Taravari.

Ministri Taravari theksoi se pacientët me gjendje më të rëndë të cilët mjekohen jashtë Maqedonisë janë në Serbi, Bullgari dhe Greqi dhe sipas tij duke pasur parasysh gjendjen, ata janë pacientë të cilët më së voni do të ktheheshin në shtet.

Informoi se jashtë shtetit ndodhen 115 pacientë, ndërsa pesë prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, megjithatë gjendja e pacientëve ndryshon.

“Sot është dita e shtatë, dhe numri i të vdekurve është zero. Nuk ka asnjë pacient që ka ndërruar jetë. Presim që gjendja të përmirësohet. Javën e ardhshme kemi paralajmërime për kthimin e më shumë pacientëve në vend,” tha Taravari.

Drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike në Shkup, Nebojsha Nastov  sot (23 mars) informoi se gjashtë prej pacientëve janë me të djegura të rënda dhe tashmë u është bërë transplantim i lëkurës. Më 22 mars, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari informoi se jashtë shtetit po mjekohen gjithsej 115 pacientë, prej të cilëve pesë prej tyre pritet që javën e ardhshme të kthehen në vend. Taravari theksoi se gjashtë pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa madje, 109 pacientët e tjerë janë në gjendje relativisht të mirë, por, siç tha “të jemi të rezervuar për atë se mund të ndodhin komplikime të cilët nuk janë të parashikuara”.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.