RMV, janë mbyllur markete, barnatore dhe importues te të cilët është konfirmuar marzha deri 70 përqind
Tetë persona juridikë, përfshirë tre markete, një barnatore dhe tre nga importuesit më të mëdhenj të fruta-perimeve, janë mbyllur prej 15 ditësh për shkak të mospërfilljes së plotë të masave të marzhit të qeverisë. Këtë e bëri të ditur sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski, duke theksuar se nga kontrollet është konstatuar […]


Tetë persona juridikë, përfshirë tre markete, një barnatore dhe tre nga importuesit më të mëdhenj të fruta-perimeve, janë mbyllur prej 15 ditësh për shkak të mospërfilljes së plotë të masave të marzhit të qeverisë. Këtë e bëri të ditur sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski, duke theksuar se nga kontrollet është konstatuar se këto subjekte juridike gjenerojnë marzhe deri në 70 përqind, që dukshëm i tejkalon kufijtë e përcaktuar, transmeton Portalb.mk.
Sipas Stojkoskit, përveç mbylljes, ata do të gjobiten edhe me të holla.
“Po punohet për 30 raste të tjera që mbulojnë të gjitha tregjet kryesore. Inspektorët janë vazhdimisht në terren, ne bëjmë kontrolle në vazhdimësi dhe do të vazhdojmë të bëjmë”, Stojkoski.
Megjithatë, vlerësimi i tij i përgjithshëm është se masat e Qeverisë po respektohen.
Nga data 24 shkurt deri më 6 mars janë kryer 365 kontrolle në tregtinë me pakicë dhe 64 në tregtinë me shumicë, duke mbuluar mbi një mijë pika të shitjes me pakicë dhe shumicë. Janë konstatuar gjithsej 36 parregullsi dhe janë lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje prej 42.000 euro.
Vendimet e qeverisë për kufizimin e marzhit bruto të fitimit dhe ngrirjen e disa çmimeve të ushqimeve do të zgjasin deri më 30 prill. Janë të mbuluara produkte nga 102 grupe.