Qeveria me vendim, kufizon marzhin në 10 për qind për produktet ushqimore bazë
Lidhur me situatën aktuale të rritjes së çmimeve të produkteve në tregje dhe bazuar në raportin e dorëzuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Qeveria miratoi përfundimet dhe vendimet e mëposhtme: Qeveria i ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë që të propozojë masën e ardhshme, Vendim për kufizimin e marzhës me 10 për qind në tregtinë me pakicë […] The post Qeveria me vendim, kufizon marzhin në 10 për qind për produktet ushqimore bazë appeared first on InfoShqip.com.

Lidhur me situatën aktuale të rritjes së çmimeve të produkteve në tregje dhe bazuar në raportin e dorëzuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Qeveria miratoi përfundimet dhe vendimet e mëposhtme:
Qeveria i ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë që të propozojë masën e ardhshme, Vendim për kufizimin e marzhës me 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe 10 për qind në tregtinë me shumicë për produktet ushqimore bazë, të njëjtat 73 grupe produktesh që ishin në shportat e mëparshme.
Por, e njëjta të plotësohet edhe me produkte higjienike, si detergjentët, si dhe me ushqim për foshnja dhe produkte të tjera jo ushqimore, për të cilat është vërejtur një marzhë shumë e lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve. Presim që të përfshihen mbi 100 grupe produktesh. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe do të zgjasë deri më 30.04.2025.
Qeveria u rekomandon të gjitha marketeve të fillojnë procedurën për publikimin transparent të çmimeve të të gjitha produkteve dhe përditësimin e tyre në baza ditore. Qëllimi i këtij rekomandimi është të rritet transparenca, duke u mundësuar qytetarëve të vendosin vetë se ku të blejnë, të shohin ndryshimet në çmime, ndërsa vlerësojmë se kjo qasje, e cila ka karakter rekomandimi dhe jo kufizimi, do të ndihmojë në harmonizimin e çmimeve të produkteve.
Gjithashtu, Qeveria e obligoi Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punës që të organizojë takim urgjent me të gjitha institucionet kompetente, si Inspektorati Shtetëror i Tregut, ministrinë e Financave dhe atë të Bujqësisë, KMK dhe të tjerët, ku mund të shqyrtohen propozime dhe masa të tjera me synim një zgjidhje afatgjatë të kësaj situate.
Po ashtu, u miratua edhe Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Energjisë në rrezik social për vitin 2025, i cili parashikon që personat që plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë program të përfitojnë mbështetje financiare në formën e një uljeje prej 1000 denarësh në faturën mujore të energjisë elektrike për një periudhë 12-mujore.
The post Qeveria me vendim, kufizon marzhin në 10 për qind për produktet ushqimore bazë appeared first on InfoShqip.com.