Qeveria pranon dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Koçanit, Lupço Papazov

Në seancën e sotme të qeverisë është pranuar dorëheqja e kryetarit të Komunës së Koçanit, Lupço Papazov. Papazov pasi nuk u shfaq fare në publik pas zjarrit në diskotekën Pulse ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan mbi 150, dha dorëheqjen e parevokueshme. Vendimi do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, pas së cilës Këshilli […]

Prill 1, 2025 - 19:00
 0  4
Qeveria pranon dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Koçanit, Lupço Papazov

Në seancën e sotme të qeverisë është pranuar dorëheqja e kryetarit të Komunës së Koçanit, Lupço Papazov.

Papazov pasi nuk u shfaq fare në publik pas zjarrit në diskotekën Pulse ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan mbi 150, dha dorëheqjen e parevokueshme.

Vendimi do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, pas së cilës Këshilli i Komunës do të duhet të emërojë ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Koçanit.