Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për financimin e projekteve kulturore
Subjektet juridike nga Maqedonia e Veriut do të mund aplikojnë në Konkursin për financimin e projekteve nga “Evropa Kreative 2021-2027” si program i Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk. Në konkurs do të mund të aplikojnë institucionet kulturore, duke përfshirë ato kombëtare, lokale ose private, shoqatat, sindikatat, shoqëritë tregtare, ndërmarrjet individuale dhe personat tjetër juridik të regjistruar […]
![Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për financimin e projekteve kulturore](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Ministria-e-Kultures-kultura-Foto-nga-Faton-Curri.webp?fit=1024%2C576&quality=80&ssl=1)
![Ministria e Kultures. Foto nga Faton Curri](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Ministria-e-Kultures-kultura-Foto-nga-Faton-Curri.webp)
Subjektet juridike nga Maqedonia e Veriut do të mund aplikojnë në Konkursin për financimin e projekteve nga “Evropa Kreative 2021-2027” si program i Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.
Në konkurs do të mund të aplikojnë institucionet kulturore, duke përfshirë ato kombëtare, lokale ose private, shoqatat, sindikatat, shoqëritë tregtare, ndërmarrjet individuale dhe personat tjetër juridik të regjistruar në RMV.
“Konkursi ka për qëllim zhvillimin e sektorit kulturor dhe kreativ, promovimin e shumëllojshmërisë së shprehjeve kulturore dhe afirmimin e kulturës maqedonase përtej kufijve të vendit tonë përmes forcimit të bashkëpunimit kulturor evropian dhe realizimit të aktiviteteve kulturore në vend dhe jashtë kufijve të tij”, sqaroi Ministria e Kulturës.
Konkursi do të jetë aktiv deri më 21 shkurt në ora 12:00, ndërsa dokumentet duhet të dorëzohen në Ministrinë e Kulturës me postë ose personalisht.