Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të festës së Pashkëve – cilat rrugë do të jenë të mbyllura?
Me rastin e festës krishtete – Pashkët, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor SPB Shkup do të vendosë një regjim të veçantë në rrugë të caktuara të kryeqytetit. Ndryshimet do të zbatohen sot, më 19 prill 2025, duke filluar nga ora 18:00 dhe do të zgjasin deri në përfundimin e ngjarjeve që lidhen me festën, […]


Me rastin e festës krishtete – Pashkët, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor SPB Shkup do të vendosë një regjim të veçantë në rrugë të caktuara të kryeqytetit. Ndryshimet do të zbatohen sot, më 19 prill 2025, duke filluar nga ora 18:00 dhe do të zgjasin deri në përfundimin e ngjarjeve që lidhen me festën, transmeton Portalb.mk.
Në zonën qendrore të qytetit do të mbyllen sipas nevojës:
Bulevardi “Aradhat Partizane” (nga rruga “Franklin Ruzvellt” deri në Bulevardin “VMRO”),
Bulevardi “Shën Klimenti Ohrit” (nga Blv. “Ilinden” deri në Rr. “Dimitrie Çupovski”),
rruga “Metropolit Teodosij Gologanov” (nga rruga “9-të Maj” deri te rrethrrotullimi me rrugën “Shën Kiril dhe Metodij”).
Ndryshime do të ketë edhe në qarkullimin e autobusëve: autobusët që kalojnë mbi urën “Goce Dellçev” do të ridrejtohen përmes Blv. “Ilinden” dhe rr. “Franklin Ruzvellt”, ndërsa ata që kalojnë transit nëpër qendër do të shfrytëzojnë korridorin “M.T.Gologanov” – “Franklin Ruzvellt” – “Aradhat partizane”. E njëjta trase do të zbatohet edhe në drejtim të kundërt.
Në Gjorçe Petrov, sipas nevojës, do të mbyllet rr. “Ushtria maqedonase” para kishën “Shën Petar dhe Pavle”, ndërsa në Aerodrom – rruga lokale drejt fshatit Lisiçe.
MPB informoi se, sipas nevojës, mund të mbyllen edhe rrugë të tjera rreth objekteve fetare dhe i bëri thirrje qytetarët që t’i ndjekin udhëzimet e zyrtarëve policor dhe të tregojnë mirëkuptim për ndryshimet.