Prokuroria po heton shkaqet e aksidentit në rrugën Kërçovë – Gostivar ku humbën jetën tre persona

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot, se është kryer ekspertizë në vendin ku mbrëmjen e së premtes ndodhi një aksident trafiku në rrugën Kërçovë – Gostivar, si pasojë e të cilit ndërruan jetë tre persona, ndërsa tetë të tjerë u lënduan, transmeton Portalb.mk. Nga prokuroria thanë se, një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria […]

Prill 19, 2025 - 12:00
 0  5
Prokuroria po heton shkaqet e aksidentit në rrugën Kërçovë – Gostivar ku humbën jetën tre persona
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot, se është kryer ekspertizë në vendin ku mbrëmjen e së premtes ndodhi një aksident trafiku në rrugën Kërçovë – Gostivar, si pasojë e të cilit ndërruan jetë tre persona, ndërsa tetë të tjerë u lënduan, transmeton Portalb.mk.

Nga prokuroria thanë se, një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Kërçovë, së bashku me ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kanë kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

“Për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmët dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion të trupave të personave të vdekur, si dhe për ekzaminim të prezencës së mundshme të alkoolit dhe substancave të tjera te të lënduarit”, qëndron në kumtesë.

MPB mbrëmë (18.04.2025) informoi se, në orën 20:55 ndodhi një aksident trafiku në rrugën Kërçovë – Gostivar, në të cilin u aksidentuan tre automjete.

Në aksident humbën jetën tre persona, ndërsa tetë persona janë të lënduar dhe një pjesë e tyre janë dërguar në spitalin në Kërçovë, ndërsa një pjesë tjetër në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.