Qytetarët në Shkup protestuan para EVN-së për faturat e larta paushalle: Mjaftë më na vodhët
Sot në orën 13:00 u mbajt protestë para EVN-së në Butel për faturat tepër të larta që kanë marrë qytetarët kohëve të fundit. Protesta u zhvillua me moton “Eja edhe ti mos e lë pa dalë”, shkruan Portalb.mk. “Protesta është spontane dhe behet para hajduteve te zënë me presh ne dore: dmth para EVN. Protesta behet […]

Sot në orën 13:00 u mbajt protestë para EVN-së në Butel për faturat tepër të larta që kanë marrë qytetarët kohëve të fundit. Protesta u zhvillua me moton “Eja edhe ti mos e lë pa dalë”, shkruan Portalb.mk.
“Protesta është spontane dhe behet para hajduteve te zënë me presh ne dore: dmth para EVN. Protesta behet afër në një vend qe e dinë krejt, EVN Butel, dhe ku shpesh kane shkuar vetë për të përmirësuar vjedhjet që ua kanë bërë këto me numra dhe fatura! Protestat bëhet pas zënies ashiqare se këto i kanë be faturat, sidomos atë te Janarit, paushall dhe pa matje vetëm për të mbledh para. Bëhen në ditë të bukur Ramazani kur krejt jemi të qetë dhe do ju tregojmë se ne jemi njerëz të vërtetë. Printa pritna EVN se vijmë vetëm me tregu se s’mundesh as me na vjedh as me na bë budall!. Sot, ora 13, EVN Butel, E enjte, 06.03.2025”, shkroi në Facebook oganizatori i protestave Ramadan Ramadani.
Mirëpo, disa qytetar ankohen për numër të vogël të daljeve në protestë, duke shtuar se ” pak e kemi”, duke aluduar në faktin që nuk është shprehur revolta sa duhet nga ana e qytetarëve.
“Sot ishte dita e fundit e imja në protesta kundër vjedhjes nga ana e EVN-së”, ankohet një qytetar tjetër në rrjetet sociale, duke nënkuptuar se kishte pak protestues.
Paraprakisht një tjetër qytetar ka nxjerrë faturën e rrymës te xhamia ne Hasanbeg, ku qëndron për një muaj 900 ero.
“Nxehje jo, vetëm dritat kur falen xhemati a është normal be kjo ! Duhet kërkuar llogari tek kriminelet e EVN-së , duhet protesta edhe te dhunshme me kerku drejtësi ! Tash ku qëndron problemi, ata e din se dikush nuk pagun, e tjetrit me ja fut faturë paushalle jo”, thuhet në reagimin e qytetarit.
Ndryshe, qytetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të kalojnë procedura të lodhshme për të korrigjuar faturat paushalle astronomike. Nëse një qytetar dyshon në faturën e EVN-së, fillimisht duhet të paraqesë ankese në EVN Home. Nëse EVN nuk përgjigjet brenda afatit ligjor ose qytetarët nuk janë të kënaqur me përgjigjen, duhet të ankohen në KRRE. Në rast të një vendimi negativ, qytetarët mund të të fillojnë një mosmarrëveshje administrative. Janë tre shkallë që duhet të kalojë një qytetar, me qëllim që të korrigjojë një faturë, që në fund nuk është garancë se do të “ketë bazë”.
Ndryshe, në janar dhe shkurt të këtij viti, një pjesë e madhe e amvisërive kanë marrë fatura astronomike të rrymës. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) thotë se “EVN Home” është e obliguar t’i korrigjojë faturat, por situata nuk është se ka ndryshuar.
Nga 1 janari 2025, çmimi i energjisë elektrike për konsum mesatar në të katër blloqet është rritur me 0.92 përqind. Në bllokun e parë çmimi u rrit me 0.68 përqind, në bllokun e dytë me 0.90 dhe në bllokun e tretë me 1.93 përqind. Rritja e çmimit për bllok është më e madhja në bllokun e katërt, me 2.24 përqind.