Qytetari nga Istogu gjen kuletën me mbi 3 mijë euro, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Istogu ka dorëzuar në polici një kuletë me para në të cilën kishte mbi 3 mijë euro. “Me datë 15.11.2025, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur qytetari Sheremet Osmanaj i cili kishte gjetur njё kuletё nё qytetin e Istogut. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej:

Nëntor 17, 2025 - 16:00
 0
Qytetari nga Istogu gjen kuletën me mbi 3 mijë euro, e dorëzon në polici
Qytetari nga Istogu gjen kuletën me mbi 3 mijë euro, e dorëzon në polici

Qytetari nga Istogu gjen kuletën me mbi 3 mijë euro, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Istogu ka dorëzuar në polici një kuletë me para në të cilën kishte mbi 3 mijë euro.

“Me datë 15.11.2025, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur qytetari Sheremet Osmanaj i cili kishte gjetur njё kuletё nё qytetin e Istogut. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: tre mijё e njёqind e nёntёdhjetё e katёr euro, e tridhjetё cent (3194.30) euro”, thuhet në njoftim.

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Istog, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

“Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.