Ra nga terasa e katit të gjashtë në Pejë, QKUK: E mitura është në gjendje të rëndë

E mitura që ra nga terasa e një banese në katin e gjashtë në Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. “Është trajtuar në QE poli traumë e tëndë,gjendje e r...

gusht 25, 2026 - 15:00
Ra nga terasa e katit të gjashtë në Pejë, QKUK: E mitura është në gjendje të rëndë

E mitura që ra nga terasa e një banese në katin e gjashtë në Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Është trajtuar në QE poli traumë e tëndë,gjendje e rëndë,është transferuar në Mjekimin Intenziv të kl së Pediatrisë për trajtim të metutjeshëm”, tha ai për Sinjalin.

Pas rënies, e mitura fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes së saj është transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas njoftimit për rastin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.