Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës. Rama theksoi se do të ndërmerret një reformë e thellë në aspektin e territorit të Shqipërisë, duke sqaruar se ka marrë jetë dhe është drejt krijimi një operator kombëtar që […]

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës.
Rama theksoi se do të ndërmerret një reformë e thellë në aspektin e territorit të Shqipërisë, duke sqaruar se ka marrë jetë dhe është drejt krijimi një operator kombëtar që do të funksionojë siç tha ai si operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike.
“Një reformë e thellë në aspektin e territorit të Shqipërisë, ka nisur të marrë jetë duke u konceptuar si drejt krijimit të një operatori kombëtar që do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike. Qeveria do t’ju bashkohet Bashkive. Bashkitë do të jenë aksionere, por do të udhëheqë duke marrë të gjitha përgjegjësitë të këtij procesi që ka zgjatur shumë duke pritur që të ngrihet në nivelin e duhur. Do krijojmë një kompani, që do jetë e pozicionuar ndryshe, duke nisur nga burimet njerëzore që duhet të jenë burime të kompetencës”, tha Rama.
