Rama inspektim në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat Inteligjente dhe IA do mbledhin informacioni për çdo metër, largojmë policinë nga rruga

Kryeministri Edi Rama inspektoi paraditen e sotme Qendrën e re të Kontrollit të Trafikut në Kamëz. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo qendër do mbështetet nga “Smart City”, projekt ky i cili monitoron me kamera inteligjente çdo parregullsi në çdo vend të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, kryesocialisti tha se do të marrin […]

Prill 18, 2025 - 17:00
 0  7
Rama inspektim në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat Inteligjente dhe IA do mbledhin informacioni për çdo metër, largojmë policinë nga rruga

Kryeministri Edi Rama inspektoi paraditen e sotme Qendrën e re të Kontrollit të Trafikut në Kamëz.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo qendër do mbështetet nga “Smart City”, projekt ky i cili monitoron me kamera inteligjente çdo parregullsi në çdo vend të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, kryesocialisti tha se do të marrin fund problematikat, e do mundësojë angazhimin në kohë real të forcave të posaçme sipas nevojës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjithë nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, emergjencës mjekësore, emergjencës civile. Dhe është një detyrim i madh që ta shoqërojmë me një reformë ku të gjitha urgjencat dhe thirrjet e të gjithëve drejtimet të jenë të unifikuara.

Gjithë kjo qendër moderne monitorimit do mbështet nga sistemi i qyteteve të zgjuar Smart City me rrjetin e kamerave inteligjencë dhe IA që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër për të gjithë problematikat. Të largohet dhe policia nga pritat në rrugë, por të jetë e gatshme me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje.

Të pranishëm të këtë inspektim ishin gjithashtu zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, Kryepolici Ilir Proda, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministri i Mbrotjes Pirro Vengu dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.