Rama prezanton vizionin për sportin në Shqipëri 2030: Erdhi koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim në parkun e Komitetit Olimpik, ku prezantoi vizionin e Partisë Socialiste për sportin për “Shqipërinë 2030”. Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve. Pjesë nga fjala e Ramës: “Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi […]

Prill 16, 2025 - 19:00
 0  8
Rama prezanton vizionin për sportin në Shqipëri 2030: Erdhi koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim në parkun e Komitetit Olimpik, ku prezantoi vizionin e Partisë Socialiste për sportin për “Shqipërinë 2030”.

Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur problemin e kampionëve. Sot nuk ka më kampionë që enden rrugëve.

Është shumë e qartë që tanimë, buxheti për Komitetin Olimpik, që ka marrë një pozicion të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, është i pamjaftueshëm, siç është për federatat e shumësportit. Me siguri do e nisim vitin e ardhshëm me rritjen e buxhetit të Komitetit Olimpik.

Mendoj se ka ardhur koha të ulemi dhe ta diskutojmë me seriozitet ligjin e sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por sot është e mundur. Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester City-t, shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës, ku ashtu siç e kemi biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknikë të Manchester City-t, do të krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.

Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre. Ata duan ta bëjnë një akademi në rajon dhe i pëlqen ta vendosin në Shqipëri. Durrësin do e bëjmë një destinacion të një kompleksi me akademi sportive.”