PS-PD të shqetësuar për votimin në diasporë

Si një proces që ndodh për herë të parë, votimi i emigrantëve, përveçse nga KQZ, monitorohet intensivisht edhe nga partitë politike. Partia Socialiste ka evidentuar disa problematika që kryesisht lidhen me dërgimin e zarfeve pa fletë votimi, për të cilat ka vendosur në dijeni dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë, Partia Demokratike pretendon se numri […]

Prill 25, 2025 - 17:00
 0  3
PS-PD të shqetësuar për votimin në diasporë

Si një proces që ndodh për herë të parë, votimi i emigrantëve, përveçse nga KQZ, monitorohet intensivisht edhe nga partitë politike.

Partia Socialiste ka evidentuar disa problematika që kryesisht lidhen me dërgimin e zarfeve pa fletë votimi, për të cilat ka vendosur në dijeni dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, Partia Demokratike pretendon se numri i problematikave është më i lartë nga sa raportohet zyrtarisht.

Nga përfaqësuesit ligjorë, kërkohet një vëmendje më e shtuar ndaj procesit të mbërritjes së votave. Deri më tani, kanë mbërritur mbi 22 mijë zarfe me votat e diasporës.

Klan News