Rama nesër del para mediave, paraqet masat që do të ndërmerren për të zgjidhur çështjen e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nesër do të mbajë konferencë për media në lidhje me situatën e krijuar me mbeturinat. Në njoftim tuhet se në këtë konferencë do të paraqiten hapat dhe masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e mbeturinave. Konferenca do të nisë në ora 09:00 në sallën e konferencave në objektin e

shkurt 12, 2025 - 14:00
 0  4
Rama nesër del para mediave, paraqet masat që do të ndërmerren për të zgjidhur çështjen e mbeturinave
rama-neser-del-para-mediave,-paraqet-masat-qe-do-te-ndermerren-per-te-zgjidhur-ceshtjen-e-mbeturinave

rama-neser-del-para-mediave,-paraqet-masat-qe-do-te-ndermerren-per-te-zgjidhur-ceshtjen-e-mbeturinave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nesër do të mbajë konferencë për media në lidhje me situatën e krijuar me mbeturinat.

Në njoftim tuhet se në këtë konferencë do të paraqiten hapat dhe masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e mbeturinave.

Konferenca do të nisë në ora 09:00 në sallën e konferencave në objektin e vjetër të komunës.

“Kryetari i Kryeqytetit, së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike, Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Drejtorin e Shëndetësisë, dhe Udhëheqësin e Zyres Ligjore, do të mbajnë një konferencë për media për të paraqitur hapat dhe masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e situatës së krijuar me menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet. Konferenca do të mbahet nesër, më datë 13 shkurt 2025, në orën 09:00, në Sallen e Konferencave, objekti i vjetër i Komunës.”