Sylejman Selimi: Sa kam qenë komandant zone s’kam ditë se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të tretën ditë e radhë, po vazhdon deshminë Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Selimi të mërkurën deklaroi se sa ka qenë vetëm komandant zone, nuk ka ditur se si

shkurt 12, 2025 - 14:00
 0  4
Sylejman Selimi: Sa kam qenë komandant zone s’kam ditë se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së
sylejman-selimi:-sa-kam-qene-komandant-zone-s’kam-dite-se-si-ka-qene-i-organizuar-shtabi-i-pergjithshem-i-uck-se

sylejman-selimi:-sa-kam-qene-komandant-zone-s’kam-dite-se-si-ka-qene-i-organizuar-shtabi-i-pergjithshem-i-uck-se

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të tretën ditë e radhë, po vazhdon deshminë Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Selimi të mërkurën deklaroi se sa ka qenë vetëm komandant zone, nuk ka ditur se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Nuk e kam ditë si ndodhi dhe si ka qenë i organizum Shtabi i Përgjithshëm”, tha Selimi duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Rodney Dixon.

Kur u bë komandant i përgjithshem, Selimi pohoi se filloi të mësoi diçka më shumë rreth Shtabit dhe se kishte raste që personat herë shkonin në mbledhje e herë jo.

Ai u pajtua që ky ishte një organizim rastësor dhe se gjatë gjithë kohës nuk komunikohej me njëri-tjetrin.

Sylejman Selimi pohoi se nga G2-shi, Veseli kaloi në Shërbimin Informativ Civil në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. U përgjigj me ‘e saktë’ kur u pyet se a quhej kjo strukturë SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës).

Veç kësaj, ai tha se gjatë luftës asnjëherë Kadri Veseli nuk ka qenë në ndonjërin prej takimeve ku ka marrë pjesë ai.

“Si komandant zone dhe si komandant i përgjithshëm kur kam qenë, nuk ka qenë asnjëherë në takime Kadri Veseli”, tha ai.

Selimi u pajtua me avokatin e Veselit që tashmë ta akuzuarin nuk e kishte thirrur apo nuk ka folur ndonjëherë me të ndërkohë që kishte mbledhje sa ishte vetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Ndryshe, seanca e sotme është shtyrë dy herë. Një herë ishte pkanifikuar për orën 10:00, pastaj u shty për në 12:00.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/