Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos prezantoi këtë të martë raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në union, duke veçuar Shqipërinë si një nga aspirantët që ka bërë progres të paprecedentë. Pavarësisht vlerësimit, Kos nënvizoi se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 do të varet nga rezultatet e qeverisë dhe gjithë […]
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos prezantoi këtë të martë raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në union, duke veçuar Shqipërinë si një nga aspirantët që ka bërë progres të paprecedentë.
Pavarësisht vlerësimit, Kos nënvizoi se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 do të varet nga rezultatet e qeverisë dhe gjithë qytetarëve shqiptar.
“Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë. Synon të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe më shumë se datat ne vlerësojmë dhe mbështesim ambiciet”, tha Kos, gjatë prezantimit të progres raportit të vitit 2025 për vendet kandidate.
Teksa Marta Kos prezantonte raportin, kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur vlerësimin e BE për progresin e Shqipërisë, duke reaguar përmes platformës ‘X’.
Ai nënvizon se Shqipëria ka bërë “detyrat e shtëpisë” dhe do të vijojë të bëjë një punë të jashtëzakonshme për t’iu bashkuar BE-së.
“Po, e kemi bëmë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku”, shkruan Rama.